Telegrafi

Zaimina Vasjari rikthehet me stil të ri flokësh, tërheq vëmendje me dukjen atraktive

Këngëtarja Zaimina Vasjari vazhdon të jetë shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo vetëm në Instagram numëron mijëra ndjekës, ndërsa herë pas here ndan me fansat postime të ndryshme.

Përkundër se prej vitesh mban të njëjtin stil flokësh, artistja e njohur kësaj radhe ka bërë një ndryshim në dukje.

Zaimina Vasjari (Foto: Instagram)

Ajo ka ndarë disa imazhe në InstaStory, përmes të cilave tregon se është kthyer në bionde.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Zaimina Vasjari

Ndonëse rrallë shfaqet e tillë, krijuesja e hitit “Shumë” vjen në formë të mrekullueshme dhe tejet tërheqëse.

Zaimina Vasjari (Foto: Instagram)

Zaimina në anën tjetër në vitin që lamë pas bëri edhe rikthimin në skenë pas një periudhe të gjatë.

Ajo solli projektin “Vetes”, i cili u prit mirë nga publiku dhe mblodhi mijëra shikime në kanalin YouTube. /Telegrafi/