Këngëtarja e njohur Zaimina Vasjari vitin që vjen do të bëhet nënë për herë të parë.
Ajo është duke shijuar lidhjen tash e sa kohë me biznesmenin Klodian Asllani, me të cilin do të bëhen prindër në 2018-tën.
Zaimina ka organizuar së fundmi një festë “Baby Shower”, e cila i dedikohet foshnjës që do ta sjellë së shpejti në jetë.
Sakaq, në tortën e festës, Zaimina ka zbuluar edhe emrin e vajzës që do t’i vijë në jetë, e që do të jetë emri Khloe.
Pjesë e kësaj feste shumë të veçantë janë bërë disa prej miqve më të afërt të këngëtares.
Nga figurat publike, të pranishëm ishin opinionisti dhe tekstshkruesi Olti Curri, si dhe balerini Graciano Tagani.
Ambienti i festës ishte rregulluar bukur dhe me shije nën ngjyrën rozë dhe të bardhë.
Këngëtarja Vasjari dukej tejet tërheqëse, veshur me një fustan të bardhë të shkurtër, si një engjëll, teksa vuri në pah barkun e saj të rrumbullakosur.
Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Inastagram, disa fotografi nga festa, ku mesa duket ka marrë urimet më të përzemërta nga miqtë e saj të ngushtë, të cilat pozonin pranë barkut të saj. /Telegrafi/