Zaimina Vasjari është në mesin e personaliteve shqiptare që shquhet për jetën e saj luksoze.
Ndonëse ka lënë prej vitesh muzikën, artistja e njohur po vazhdon të jetë cak i mediave për postimet e saj duke qenë se është tejet aktive në rrjetet sociale.
Një imazh tërheqës dhe mjaft provokues e ka publikuar edhe gjatë ditës së sotme, në të cilin është shfaqur pranë ambienteve të shtëpisë së saj përrallore.
E njëjta duket në top-formë në pozën me bikini, ndërsa mban në duar ushqimin që ka gatuar për sot.
“A është dikush për pasta?”, ka shkruar ajo pranë fotografisë, e cila me t’u publikuar mori reagime të llojllojshme.
Edhe pse nënë e një vajze, Zaimina po vazhdon t’i kushtojë një rëndësi të madhe linjave trupore.
Ajo periudhën e pandemisë e ka kaluar në shtëpi me bashkëshortin dhe vajzën, ndërsa momentet e lumtura nuk ka ngurruar t’i ndajë me fansat e saj. /Telegrafi/