Këngëtarja e mirënjohur nga Shqipëria, Zaimina Vasjari, është duke u kthyer me projekt të ri muzikor pas një kohe të gjatë.
Artistja, e cila të fundit këngë e lansoi në vitin 2016, ka nisur përgatitjet për videoklipin e ri dhe pritet të lansohet së shpejti.
Ajo së fundmi ka shpërndarë një video në Instagram, përmes të cilës prezanton një nga dukjet në klipin e ri.
Zeshkania vjen e mahnitshme dhe po vazhdon të komentohet për paraqitjet provokuese e fizikun e saj atraktiv përkundër moshës që ka.
“Së shpejti, vetes”, ka shkruar ajo krahas videos – duke zbuluar se kënga mban titullin “Vetes”.
Ndërkohë, nuk munguan as reagimet e fansave në hapësirën për komente të cilët mezi po presin për rikthimin e 33 vjeçares.
“Me u kthy” mbetet prurja e fundit muzikore e Zaiminës në bashkëpunim me reperin Blasta, e lansuar më 6 shkurt të vitit 2016. /Telegrafi/