Telegrafi

Zaimina Vasjari me poza atraktive nga Kapadokia

Foto: Zaimina Vasjari/Instagram

Këngëtarja e njohur, Zaimina Vasjari, vazhdon të mbetet një ndër personazhet më të ndjekur në rrjetet sociale.

Së fundmi, ajo ka shkuar në Turqi, ku ka treguar se ka vizituar një prej qyteteve më antike të këtij shteti, Kapadokian.

Zaimina ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa fotografi, ku shfaqet mjaft atraktive në disa prej lokacioneve më luksoze të këtij qyteti antik.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Nganjëherë na nevojitet vetëm pak magji”, ka shkruar Zaimina në mbishkrimin e njërës prej fotografive.

Muaj më parë, ajo është bërë nënë për herë të parë, ku ka sjell në jetë një vajzë të cilën e pagëzoi me emrin Khloe, e cila gjithashtu po e shoqëron në këtë udhëtim.

Megjithëse është mjaft aktive në rrjetet sociale, Vasjari ka preferuar që ta mbajë larg syrit mediatik privatësinë e saj.

Tash e sa vite, ajo ka munguar edhe në sjelljen e projekteve të reja në muzikë, gjë e cila mesa duket nuk është prioritet më për të, pas krijimit të familjes. /Telegrafi/