Telegrafi

Zaimina Vasjari nis pushimet, pozon atraktive nga jahti luksoz

Zaimina Vasjari (Foto: Instagram)

Ajo vetëm pak ditë më parë bëri rikthimin në skenën muzikore shqiptare pas katër vitesh.

Fjala është për këngëtaren Zaimina Vasjari, e cila para tri ditësh solli këngën e re “Vetes” të kompletuar edhe nga ana vizuale.

Derisa po shijon suksesin e këngës së re, nëna e një vajze ka nisur pushimet në bregdetin shqiptar.

Ajo së fundmi përmes rrjeteve sociale u ka sjell fansave pamje të mahnitshme duke pozuar nga jahti luksoz.

Artistja, e cila numëron ndjekës të shumtë në Instagram, mori vëmendje të madhe me linjat trupore.

Lexo po ashtu Zaimina Vasjari i rikthehet muzikës, publikon këngën e re "Vetes"

Të shumta kanë qenë edhe komplimentet që mori për imazhet, ku në njërën prej tyre pozon përkrah vajzës së saj.

Ndryshe, kënga e re e Zaiminës ka filluar të pëlqehet nga publiku dhe artistja u komentua mjaft shumë për dukjen atraktive në klip. /Telegrafi/