Këngëtarja e njohur Zaimina Vasjari, ka qenë shumë e dashur nga publiku për vite me radhë për këngët e saj.
Ajo e nisi karrierën në muzikë në moshë shumë të re, ndërsa paralelisht ka ndjekur studimet edhe në Arkitekturë, drejtim në të cilin tani është edhe e diplomuar.
Zaimina tash e disa vite është edhe një sipërmarrëse e suksesshme, dhe është drejtuese e tri bizneseve në Tiranë.
E ftuar së fundmi në emisionin “Rudina” në TV Klan, Vasjari ka treguar se ka dhënë dorëheqje nga muzika, që për gjatë gjithë jetës ka qenë vetëm pasioni i saj.
“Më ka dhënë kënaqësi për moshën që kisha, por nuk do të rikthehem më në muzikë. Ndihem shumë herë më mirë në biznes. Kam hequr dorë nga muzika. Unë e kam pasur pasion muzikën, nuk kam qenë këngëtare e jashtëzakonshme dhe të insistosh në diçka që nuk është se e ke talent apo që je e prirur për këtë gjë”, ka thënë ndër të tjerash Zaimina.
Përndryshe, ajo është edhe një nënë e një vajze të pagëzuar me emrin Khloe, ndërsa shquhet si një prej personazheve VIP më të ndjekur në rrjetet sociale. /Telegrafi/