Site icon Telegrafi

Zaimina Vasjari fillon ta festojë më herët Halloweenin, grimohet ‘frikshëm’ për këtë festë

Fundi i këtij muaji përmbyllet me festën më të frikshme të vitit, Halloween.

Me këtë rast, shumë prej njerëzve zgjedhin që të maskohen si të frikshëm për të dalë rrugëve të qytetit dhe për të festuar.

Përjashtim nuk bëjnë as figurat publike, të cilat në datën 31 tetor vihen në qendër të mediave për pamjen e tyre.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Këngëtarja e njohur Zaimina Vasjari, duket se ka filluar më herët përgatitjet për këtë festë.

Ajo ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi, ku shfaqet e grimuar në një pamje mjaft ‘të frikshme’.

Me sy që pikojnë gjak dhe shumë viza të kuqe, Zaimina dukej sikur të kishte marrë pamjen e një vampireje.

Duket se ndjenja e mëmësisë e ka rikthyer këngëtaren në dëshirat për të festuar çdo festë, ashtu siç kërkohet. /Telegrafi/

Foto: Zaimina Vasjari/Instagram
Exit mobile version