Artistja e njohur shqiptare, Zaimina Vasjari, ditën e djeshme (e mërkurë) festoi ditëlindjen e 33-të.
Me këtë rast, ajo pranoi urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe fansat e saj që numëron në rrjetet sociale.
Duke qenë se ndiqet nga një numër i madh i ndjekësve, e njëjta ka ndarë pamje nga festa luksoze e ditëlindjes.
Për këtë ditëlindje, këngëtarja Vasjari kishte zgjedhur një fustan të shkurtër të kuq përmes të cilit vuri në pah linjat trupore.
Ndërkohë që në sfond shfaqen disa balona të zinj dhe një dekor të ambientit të po së njëjtës ngjyrë.
“Jam një vit më e vjetër, më e mençur dhe më falënderuese”, ka shkruar në njërin prej imazheve krijuesja e hitit “Po ta dija”.
Zaimina momentalisht është fokusuar në jetën personale duke qenë se tashmë është e martuar dhe ka një vajzë, teksa ka kohë që është shkëputur nga skena muzikore shqiptare.
“I kom”, “Me u kthy”, “Veç ti”, “Bardh e zi”, “Do pi”, “Problem”, “Zarfe trëndafilash”, janë disa nga projektet e saj të njohura. /Telegrafi/