Ajo vetëm pak javë më parë bëri rikthimin në skenën muzikore shqiptare me projektin e ri “Vetes”.
Fjala është për artisten nga Shqipëria, Zaimina Vasjari, e cila bëri një rikthim pas katër vitesh pauzë.
Së fundmi, u njoftua se këngëtarja po vjen në një bashkëpunim me artistin Irkenc Hyka.
Ky i fundit bëri të ditur lajmin dhe ndau disa pamje nga xhirimet e videoklipit të ri.
Të njëjtit siç paralajmërojnë pritet të vijnë së shpejti dhe nëna e një vajze mori gjithë vëmendjen me dukjen ekstravagante.
Ndërkaq, klipin ia kanë besuar produksionit të njohur ‘Max Production’.
Ky është bashkëpunimi i parë i dyshes së famshme, i cili besohet se do pritet mirë edhe nga publiku. /Telegrafi/