Telegrafi

Zaimina Vasjari i del në ndihmë 21 vjeçares Anxhela Noçka, e cila vuan nga sëmundja e rrallë (Foto)

Këngëtarja Zaimina Vasjari njihet si një prej këngëtareve më mediatike të skenës muzikore.

Ajo di gjithnjë të bëjë bujë në media me fotografitë e saj provokuese në rrjetet sociale, të cilat bëjnë që ajo të komentohet shumë nga fansat.

Por sot (e mërkurë), ndryshe nga herët e tjera, Vasjari ka publikuar një fotografi në Insagram Story, përmes së cilës ka treguar se i ka dalë në ndihmë vajzës 21 vjeçare Anxhela Noçka, e cila vuan nga një sëmundje e rrallë (Lymphoblastic lymphoma non Hodgking)

Vasjari ka vendosur që kësaj vajze t’i ndihmojë me një shumë simbolike në të holla, përderisa ka publikuar në Instagram Story fotografinë e fletëdërgesës së parave.

Zaimina i del në ndihmë vajzës 21 vjeçare Anxhela Noçka. Foto nga Instagram Story.

“Zoti të ndihmoftë”, shkruan këngëtarja në mbishkrimin e fotografisë, duke përcjellur mesazhin sensibilizues që të gjithë duhet të ndihmojmë. /Telegrafi/

Të interesuarit për ndihmë, mund ta bëjnë përmes këtyre numrave të llogarisë:

Hu87120108790151089400200004 – IBAN
Nr.llog: 120108790151089400200004
RAIFFEISEN BANK-EURO: 0001131438
RAIFFEISEN BANK-ALL: 0100452262
M-PESA: 0692025252