Telegrafi

Zaimina Vasjari me dedikim romantik për ditëlindjen e bashkëshortit

Foto: Zaimina Vasjari/Instagram

Këngëtarja Zaimina Vasjari është njëra ndër këngëtaret më të përfolura në mediat vendore.

Këtë vit ajo u bë nënë për herë të parë, duke sjell në jetë një vajzë të cilën e pagëzoi me emrin Khloe.

Së fundmi, ajo së bashku me bashkëshortin kanë shijuar disa ditë të mira pushimi në Maldive.

Sot (e mërkurë), bashkëshorti i saj, Klodiani, feston ditëlindjen e 41-të.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Me këtë rast, Zaimina ka vendosur t’i bëjë një dedikim romantik bashkëshortit për ditëlindje në rrjetin social Instagram.

Ajo ka ndarë me ndjekësit një fotografi, ku shfaqet me bikini teksa përqafon burrin e saj në plazh.

“Kukulla dhe ariu, urime ditëlindjen dashuria ime”, ka shkruar Vasjari në dedikimin e saj për bashkëshortin. /Telegrafi/