Këngëtarja nga Shqipëria, Zaimina Vasjari është bërë nënë për herë të parë.
Njoftimin e ka bërë vet ajo përmes një postimi në rrjetet sociale, ku e ka publikuar një fotografi në të cilën shihet dora e foshnjës së saj.
Ka kohë që Zaimina e ka bërë publike gjininë e fëmijës duke treguar se do të lindte një vajzë.
Po ashtu, këngëtarja kishte treguar edhe për emrin që ia kishte zgjedhur, pra vajza do të quhet Khloe.
Fotografinë e postuar, këngëtarja e ka shoqëruar me një shkrim, përmes të cilit i ka falënderuar mjekët për profesionalizmin dhe sjelljen.
Ky është fëmija i parë i Zaiminës nga lidhja me partnerin e saj, Klodian Asllani.
Më herët, ajo ka treguar se pasi të vijë në jetë vajza, planifikon që ta kurorëzojë me martesë lidhjen e saj. /Telegrafi/