Telegrafi

Zaimina shfaqet tërheqëse në ditëlindjen e saj

Zaimina Vasjari (Foto: Instagram/Zaimina_Vasjari)

Publikimi i fotografive që vënë në pah figurën trupore të Zaimina Vasjarit, nuk janë befasi për ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Këngëtarja e shndërruar në sipërmarrëse tashmë i ka kthyer linjat prej se solli në jetë fëmijën e parë, prandaj me krenari ekspozon fizikun e saj.

Të dielën, Zaimina e ka festuar ditëlindjen, ndërsa me këtë rast e ka publikuar një fotografi, në të cilën ka pozuar me bikini.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Zaimina Vasjarin

Ajo i ka falënderuar të gjithë ata që e kanë uruar për ditëlindjen e saj, ndërsa më pas e ka postuar edhe një imazh tjetër.

Zaimina Vasjari ka lindur në Durrës më 17 qershor të vitit 1986. Këngëtarja ishte zgjedhur më e bukura e Shqipërisë në vitin 2002.

Në fund të muajit janar, Zaimina solli në jetë fëmijën e saj të parë.

Ajo dhe partnerin e saj, Klodian Asllani, u bënë prindër të një vajze, të cilën e pagëzuan Khloe. /Telegrafi/