Telegrafi

Zaimina shfaqet edhe më atraktive pak muaj pasi u bë nënë

Zaimina Vasjari po tregon se format e saj atraktive janë të përhershme.

Bukurosja u bë nënë në janar kur edhe solli në jetë vajzën e saj Khloen.

Këngëtarja e njohur arriti të kthehet në format e saj të dikurshme, e ndoshta edhe më atraktive se që ka qenë!

Këngëtarja po kalon pushimet në një vend luksoz që nuk e ka zbuluar, teksa shihet duke u relaksuar buzë pishinës.

Zaimina në bikini duket tejet joshëse, e ku duket se ka humbur kilogramët dhe është tonifikuar.

Aktualisht këngëtarja është më pak e angazhuar në muzikë dhe është e fokusuar në sipërmarrjen e saj.

Ajo ka një biznes të suksesshëm, një dyqan për veshje të femrave. /Telegrafi/