Zaimina Vasjari di të joshë me imazhet që i poston kohë pas kohe në rrjetet sociale.
Këngëtarja, e cila është shndërruar edhe në sipërmarrëse, njihet për atraktivitetin e saj dhe linjat mbresëlënëse që i posedon.
Për këtë arsye thuajse çdo fotografi e publikuar, bëhet lajm në faqet rozë.
Për më shumë, Zaimina ka edhe një mesazh për gjininë e fortë.
“Bëhu akulli në kokakolën time”, shkruan këngëtarja në përshkrimin e fotografisë.
Sa i përket karrierës muzikore, projekti i saj i fundit ishte bashkëpunimi me Bleron, “I Wanna Feel”. /Telegrafi/