Megjithëse në fillim u përpoq ta mbante të fshehtë, thashethemet për shtatzëninë e Zaimina Vasjarit u konfirmuan nga vet këngëtarja disa muaj më parë.
Bukuroshja, e cila tash është edhe një sipërmarrëse e suksesshme, kishte deklaruar se preferoi ta mbante të fshehtë shtatzëninë derisa të ishte momenti i duhur për ta bërë publik lajmin.
Këngëtarja tashmë i është afruar muajit të gjashtë të shtatzënisë dhe me krenari e tregon fizikun e saj.
Përmes një imazhi të publikuar në rrjetet sociale, Zaimina ka treguar se vazhdon të jetë në formë.
“Thuajse gjashtë muaj shtatzënë”, ka shkruar bukuroshja në përshkrimin e fotografisë.
Në ndërkohë, qëkur u publikua lajmin se ajo ishte shtatzënë, faqet rozë filluan të interesoheshin për partnerin e saj.
Sipas njoftimeve në mediat shqiptare, është fjala për një biznesmen, me të cilin Zaimina ishte njoftuar si e re dhe me gjithë problemet që sjell një lidhje, ata kanë arritur ta mbajnë gjallë romancën e tyre. /Telegrafi/