Telegrafi

Zaimina merr komplimente për linjat trupore në pozën me bikini

Zaimina Vasjari (Foto: Instagram/zaimina_vasjari)

Derisa po ngriten temperaturat, shohim gjithnjë e më shumë fotografi të yjeve që kanë pozuar me bikini.

Në këtë trend është përfshirë edhe Zaimina Vasjari, e cila gjatë fundjavës e ka publikuar një imazh, në të cilin shfaqet me kostum larjeje.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Zaimina Vasjari

Këngëtarja e shndërruar në sipërmarrëse ka pozuar afër një pishine dhe duket në formë fantastike.

Theksojmë që Zaimina i ka kthyer linjat përsosura trupore duke eliminuar kilogramët e tepërt që i kishte shtuar gjatë shtatzënisë.

Në ndërkohë, kohë më parë, ajo ka thënë se nuk e ka në plan që t’i kthehet muzikës. /Telegrafi/