Këngëtarja e njohur Zaimina Vasjari aktualisht ndodhet në muajin e shtatë të shtatzënisë.
E njëjta ka qenë mjaft e heshtur gjatë këtyre muajve, ndërsa është herë pas here aktive në rrjetet sociale.
Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet mjaft tërheqëse në veturën e saj.
Ajo dukej mjaft atraktive dhe sensuale veshur me një fustan të shkurtër të kuq i stilit ‘punim dore’, e që i rrinte mjaft bukur këngëtares.
Ndonëse barku i saj është i rrumbullakosur, Vasjari duket se di ta kamuflojë mjaft mirë atë duke u veshur me veshje të trashja dhe që vejnë në pah linjat e saj.
“Udhëto me mua shef”, ka shkruar Zaimina në mbishkrimin e fotografisë.
Viti 2018 do ta gjejë këngëtaren Vasjari për herë të parë nënë. /Telegrafi/