Telegrafi

Zaimina duket mbresëlënëse në pozat e reja

(Foto: Instagram/Zaimina_Vasjari)

Kanë kaluar vetëm tre muaj prej se është bërë nënë, ndërsa Zaimina Vasjari duket për mrekulli.

Këngëtarja e shndërruar në sipërmarrëse, në fund të muajit janar solli në jetë fëmijën e saj të parë.

Ajo dhe partnerin e saj, Klodian Asllani, u bënë prindër të një vajze, të cilën e pagëzuan Khloe.

Dhe nuk është nevojitur shumë kohë që bukuroshja t’i rikthejë format e saja trupore.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Zaimina Vasjarin

Duke qenë se për reklamimin e fustaneve të saja nuk ka modele më të mirë se vet ajo, Zaimina ka treguar edhe linjat e fizikut të saj.

Në një pozë të realizuar me një fustan të gjatë, këngëtarja duket për mrekulli.

Ndërsa gjatë këtij muaji nuk kanë munguar edhe fotografi të tjera që vënë në pah dukjen e Zaiminës. /Telegrafi/