Këngëtarja e popullarizuar, Zaimina Vasjari, është në ditët e fundit të shtatzënisë së saj, ndërkohë që vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale.
Bukuroshja e skenës nuk ka hezituar që të pozojë edhe me barkun e fryrë dhe disa prej fotografive t’i publikojë në Instagram.
Në një pozë të publikuar së fundmi, Zaimina duket shumë bukur, ashtu që fotografia ka marrë dhjetëra mijëra pëlqime.
Ditë më parë, ajo ka sjellë edhe imazhe të tjera, ndërkohë që kishte pozuar edhe me partnerin e saj, Klodian Asllani.
“Gjatë shtatzënisë më kanë pyetur shumë në lidhje me dietën time, ndërsa me gjithë gjenet e mia, kam ngrënë ushqim të shëndetshëm gjatë gjithë periudhës (së shtatzënisë) dhe trupi im ka shtuar vetëm peshën e vajzës sime (në pritje)”.
“Prandaj dojeni veten femra”, ka shkruar Zaimina në një postim, të cilit ia ka bashkëngjitur hashtagun për ushqim të shëndetshëm.
Tashmë është bërë e ditur gjinia e foshnjës në pritje, ajo do të lindë vajzë, ndërsa pritet ta pagëzojë me emrin Khloe. /Telegrafi/