Wilfried Zaha është një tjetër emër nga futbolli evropian që mund të përfundojë në Superligën Profesionale të Arabisë Saudite.
Sulmuesi i Crystal Palace është në parim i interesuar që të mbetet në futbollin evropian, në veçanti do të dëshironte të luajë në Ligën e Kampionëve.
Megjithatë, në rast se zyrtarizohet oferta e majme nga Arabia Saudite, vështirë se do të mund ta refuzojë.
Në bazë të njoftimeve, Al Nassr tashmë e ka gati ofertën e për yllin nga Bregu i Fildishtë dhe pritet t’ia prezantojë në ditët në vijim.
Klubi saudit planifikon ta paguajë 17.5 milionë euro në sezon dhe të nënshkruajë për tre vite.
Ish-futbollisti i Manchester Unitedit te Al Nassr do ta takonte një tjetër ish-lojtar të Djajve të Kuq, superyllin portugez, Cristiano Ronaldo. /Telegrafi/