Telegrafi

Zaha flet për interesimin e Arsenalit: Nuk jam në dijeni

Wilfried Zaha ka thënë se ai nuk e di se çfarë do t’i sjellë e ardhmja, derisa lidhet me një kalim te Arsenali.

Gunner kanë bërë ofertë 45 milionë euro për transferimin e yllit të Crystal Palace, mirëpo këta të fundit e kanë refuzuar, pasi kërkojnë një shumë më të lartë.

‘The Eagles’ kërkojnë 84 milionë euro nga për shërbimet lojtari nga Bregu i Fildishtë, mirëpo ai ka thënë se ende nuk është në dijeni për ofertën e Topçinjve.

Wilfried Zaha (Foto: Getty Images/Guliver)

“Nuk e di se çfarë do të më sjell e ardhmja. Nuk kam ndonjë koment në lidhje me këtë, e vetmja gjë që di është se jam duke tentuar ta fitojë Kupën e Kombeve në Afrikë”, ka thënë fillimisht Zaha.

Lexo po ashtu Arsenali ofron 45 milionë euro për Zahan

“Jam i fokusuar vetëm në këtë garë. Kur të përfundojnë këtë proces, atëherë do të shohim se çfarë do të ndodhë më pas”, ka shtuar më tej ish-anëtari i Manchester United.

Pasi dështojë të futej në formacionin bazë të Djajve të Kuq, Zaha kaloi te Crystal Palace, gjersa është njëri ndër lojtarët më të rëndësishëm të klubit. /Telegrafi/