Kryetar i partisë më të madhe opozitare LSDM, Zoran Zaev, ka qëndruar për vizitë të qytetarëve nga zonat më të prekura në Shkup dhe rrethinë, nga vendbanimet Inxhikovë, Hasanbeg, Creshovë, Straçincë, Smilkovcë dhe Stajkovcë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Zaev drejtpërsëdrejti në terren e ka udhëhequr aksionin për ndihmë të qytetarëve nga zonat e prekura.
Ekipet e komunës Qendër, Kumanovë dhe Strumicë kanë vazhduar me aktivitete. Disa kamionë me ujë dhe disa furgonë me produkte ushqimore, janë shpërndarë në të gjithë këto vendbanime.
Në mënyrë plotësuese sot janë sjellë edhe pesë kamionë prej dy deri pesë tonësh me qëllim të pastrimit të gjësendeve të panevojshme dhe të dëmtuara./Telegrafi/