Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, pas takimit të liderëve, së pari komentoi deklaratën e liderit të opozitës, Hristijan Mickoski, në të cilën u kërkoi falje qytetarëve, sepse ata i shqetësonin qytetarët me datën e zgjedhjeve, në vend që të kujdeseshin për shëndetin e tyre.
“Dua të kujtoj se takimet e liderëve janë sipas kërkesës së tij, si ajo e mëparshme, ashtu edhe kjo. Dhe ai u kërkon falje qytetarëve për këtë”, tha Zaev.
Ai konfirmoi se sot në takimi e liderëve nuk u dakordua për një datë për zgjedhjet.
Siç tha Zaev, konsensusi nuk u arrit sot për shkak të mospajtimit të liderit të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, i cili, siç vlerësoi Zaev, u frikësua nga zgjedhjet.
Ai theksoi se duhet të mbahen zgjedhjet sa më shpejtë, në mënyrë që qytetarët të kenë institucione funksionale, që më lehtë të përballen me valën e re nga virusi korona./Telegrafi/