Site icon Telegrafi

Zaev: Zgjedhjet më 5 qershor nuk do të mbahen

”Zgjedhjet e parakohshme parlamentare duhet që të shtyhen ndoshta për në vjeshtë, përderisa nuk plotësohen kushtet për zgjedhje të lira dhe demokratike”, deklaroi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në një intervistë për France-Presse, transmeton Telegrafi Maqedoni

Parlamenti u shpërbë muajin e kaluar si pjesë e marrëveshjes për t`i dhënë fund krizës politike, me të cilën ndërmjetësonte BE-ja. Lidhja social demokratike dhe dy parti tjera kyçe refuzuan që të marrin pjesë në zgjedhje, shkruan kjo gazetë.

‘E di se zgjedhjet nuk do të mbahen me 5 qershor’, deklaroi Zaev.

Ai u thirr në bisedimet midis përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare dhe partive politike.

Zaev, ashtu si paralajmëron në intervistë, pret nga të gjitha partitë politike që në fillimin e javës së ardhshme, në pajtueshmëri me ligjet maqedonase ta ftojnë kryetarin e Parlamentit, Trajko Veljanovski që të caktoj një seancë.

“Bashkërisht e dimë se zgjedhjet do të shtyhen”, deklaroi Zaev pas takimit me Johannes Haindl./Telegrafi/

Exit mobile version