Telegrafi

Zaev: Vizita në Bruksel tregon vendosmërinë e Qeverisë së Maqedonisë për shpejtimin e procesit eurointegrues

Delegacioni i Qeverisë së Maqedonisë, i udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev, e ka zhvilluar takimin e tij të parë në Bruksel me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini, njofton Telegrafi Maqedoni.

Kryetari i Qeverisë, Zaev, i shoqëruar me ministrat për realizimin e politikave të jashtme, në takimin me Mogherinin tha se vizita e parë zyrtare diplomatike në Bruksel, tregon vendosmërinë e Qeverisë së Maqedonisë për shpejtimin e procesit eurointegrues.

‘Në interes të qytetarëve të Maqedonisë është iniciativa për dinamikë të re të procesit eurintegrues. Qëllim ynë është që deri në vjeshtë të sigurojmë progres të mjaftueshëm në reforma në fushat kyçe, me çka do t’i japim argumente të mjaftueshme Komisionit Evropian për të prezantuar raport të ri para vendeve anëtara, me rekomandime të restauruara për fillimin e bisedimeve për anëtare të Maqedonisë në BE”, ka thënë Zaev ndër të tjera në takimin me Mogherinin.

Pas takimit me Mogherinin, Zaev, së bashku me Delgacionin e përbërë nga ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, Bujar Osmanin-zv.kryeministër për eurointegrime dhe ministrin e Punëve të Jashme-Nikolla Dimitriev, ku të gjithë do takohen edhe me kryetarin e KE-së-Donald Tuski, me Johannes Hahn dhe Jens Stolenberg. /Telegrafi/