Site icon Telegrafi

Zaev: Do të udhëheq me Ministrinë e Financave për arsye se ky vit është vit ekonomik

Kryeministri Zoran Zaev sot pasdite i publikoi emrat e ministrave të rinj. Habia më e madhe ishte se kryeministrit krahas detyrës së kryetar i Qeverisë do të jetë edhe ministër i Financave.

Zaev merr pozitën e ministrit aktual Dragan Tevdovski ndërsa në ndryshimet në Qeveria përfshin edhe pesë ministra të tjerë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Zaev thotë se në këtë pozitë do të jetë në kohë të caktuar dhe nuk përjashtoi mundësinë që të jetë në krye të kësaj ministria deri në zgjedhjet e ardhshme kuvendare.

Lexo po ashtu Mësohen emrat e ministrave të rinj, Zaev krahas kryeministrisë do të udhëheq edhe me Ministrinë e Financave

Lista e ministrave të ri sot do të dorëzohet në Kuvend, ku pritet të votohet javën e ardhshme në Kuvend, kurse ndryshime krahas ministrave do të ketë ndryshime në drejtori dhe ndërmarrje publike./Telegrafi/

Exit mobile version