Kryeministri Zoran Zaev me zv. kryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani dhe ministrin për punë të jashtme, Nikolla Dimitrov, më 17 maj do të marrin pjesë në Samitin e Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor çka do të mbahet në Sofje, Bullgari, vendi udhëheqës me Këshillin e Evropës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gjatë kohës së Samitit, siç informojnë nga qeveria në konferencë shtypi, Zaev do të ketë takime bilaterale me Kryetarin e Francës, Emanuel Macron, me Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, si dhe me kryeministrin e Hollandës, Mark Rutte.
Në agjendën e kryeministrit Zaev janë planifikuar edhe takime bilaterale me kryeministrin e Austrisë, Suedisë dhe Estonisë, Sebastijan Kurz, Stefan Löfven dhe Jüri Ratas. Është parashikuar edhe takim me kryeministrin grek, Alexis Tsipras. /Telegrafi/