Kryeministri Zoran Zaev, i shoqëruar nga delegacioni qeveritar, më 26 qershor zyrtarisht do ta vizitojë Vjenën, ndërsa do të jetë edhe në vizitë pune në Poloni, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç njoftojnë nga konferenca e shtypit, Zaev në Vjenë do të realizoj takime me Kancelarin e Republikës së Austrisë, Sebastijan Kurtz, me çka do të kenë konferencë të përbashkët.
Zaev do të realizoj dhe takime edhe në Kuvendin e Austrisë, ku do të mbajë fjalim “E ardhmja e përbashkët evropiane për Evropën Juglindore, shembulli i Maqedonisë”, ndërsa në kuadër të kësaj do të realizoj takim edhe me përfaqësuesi e shoqërisë së afaristëve në Vjenë.
“Në Varshavë, kryeministri do të realizoj takim me kryeministrin e Polonisë, Mateusz Morawiecki, njoftojnë nga konferenca e shtypit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. /Telegrafi/