Telegrafi

Zaev: Të gëzohemi së bashku për suksesin, kemi punuar shumë në periudhën e kaluar

Kryeministri Zoran Zaev në konferencën e sotme për shtyp edhe njëherë tha se Maqedonia ka rezultate të mira për fillimin e bisedimeve me BE-në, ndërsa sipas e njëjta nuk do të jetë më vonë se tetori, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Do të thotë se është thënë në tetor. Ishte e rëndësishme që të kemi një përfundim të tillë e cila është rezultat serioz për të gjithë ne. Kemi rekomandim pakusht, pas mbarimit të reformave dhe mënyrës së punës së vendit tonë. Duhet ta shfrytëzojmë këtë periudhë. Të mos lajm lojëra. Nuk ka ekziston vend që është kundër dhe qytetarët duhet të gëzohen për tema të tilla”, tha Zaev.

Ai tha se ky është sukses i përbashkët të gjithë vendit dhe nuk ka nevojë për kërkesa shtesë.

“Hajde së bashku të gëzohemi këtij suksesi të përbashkët. Pse gjithmonë të kërkojmë diçka, të mos i japim zor. Shumë kemi punuar në periudhën e kaluar dhe kemi Komision të Antikorrupsionit i cili tashmë po punon”, tha Zaev.

Në pyetjen e gazetarëve për pohimet e Antonio Milloshoksit, i cili tha se ka pasur vende që kanë qenë kundër hapjes së negociatave, Zaev u përgjigj se nuk ka asnjë vend kundër hapjes së negociatave.

Lexo po ashtu Milloshoski: Shtatë anëtare të BE-së kanë qenë kundër negociatave me Maqedoninë

“Më herët kishte vende kundër dhe GAK (Këshillit për Punë të Përgjithshme të Bashkimit) nuk merte kështu vendime. Nuk ka asnjë vend kundër. Përsëris nuk ka vende kundër hapjes së negociatave që të mundet GAK të sjell një përfundim të tillë dhe t’i propozojë Këshillit të Evropës, kështu që kemi vendim konsensual”, tha Zaev./Telegrafi/