Telegrafi

Zaev: Me stilograf e fituam regjimin, Maqedonia ka shkruar historinë

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, ka dhënë një deklaratë para Qeverisë së Maqedonisë, pas përfundimit të procesit zgjedhor, ku ka thënë se Maqedonia është futur në histori dhe se do të fitojnë një mandat më shumë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kjo që sot e bëri Maqedonia, do të futet në histori. Për momentin opozita e udhëhequr nga LSDM-ja, së bashku me qytetarët do të kenë një mandat më shumë. Shijone jetën, pasi po bie regjimi dhe jo me forcë por me stilograf”, tha mes tjerash Zoran Zaev./Telegrafi/