Telegrafi

Zaev-Staffanson: Qeveria e re të respektojë mesazhet e Pribes

Krytari i LSDM-së, Zoran Zaev, sot ështëtakuar me ambasadorin e Suedisë në Maqedoni, Mats Stefanson, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Të dy konstatuan se Qeveria e re në Maqedoni duhet të jetë e vetëdijshme për procesin e reformave, të theksuara në raportin e Pribes dhe Komisionit Evropian, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

“Krenohemi me rezultatin, me stilograf dhe me votë mposhtëm regjimin. Mbi 612 mijë qytetarë në Maqedoni janë deklaruar për ndryshime. Qytetarët, pavarësisht se cilit komunitet etnik i përkasin presin përmirësim të jetës dhe ndryshime të vlerave me ato eeropiane”, deklaroi Zaev në takim.

Siç thuhet në kumtesën e LSDM-së, në këtë takim është biseduar edhe për vijimin e proceseve politike në vend pas zgjedhjeve të parakohshme./Telegrafi/