Telegrafi

Zaev: Sot votohet për jetë, liri dhe Maqedoni të vetme

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, e ka shfrytëzuar të drejtën e tij të votës. Pas votimit, ai deklaroi se sot është një ditë historike për qytetarët e vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, në këtë ditë zgjedhet për jetë, për të ardhmen e vendit tonë, për përparim, liri dhe Maqedoni të vetme. Zaev theksoi se hapi i parë në këtë drejtim është shprehja e vullnetit të lirë të qytetarëve, duke shpresuar që kjo të ndodhë sot./Telegrafi/