Kryeministri Zoran Zaev duke u përgjigjur në pyetje të deputetëve në Kuvend tha se shtatë këshilltarët e tij do të koordinojnë inspektoratet kundër ndotjes së ajrit.
“Ata do të koordinojnë të gjithë inspektoratet, jo vetëm atë të mjedisit jetësor. Më parë ekologjia ka qenë temë tabu”, tha Zaev duke shtuar se ka buxhet për masa konkrete që të luftohet ndotja e ajrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Deputeti nga radhët e OBRM-PDUKM-së pyeti kryeministrin Zaev se pse këto ekipe nuk janë formuar që nga viti 2017.
“Për këtë temë fituat vota të konsiderueshme në zgjedhjet e fundit”, tha Danev./Telegrafi/