Zoran Zaev gjatë qëndrimit të tij në Zvicër, ka shfrytëzuar mundësinë dhe është takuar me shqiptarët e Maqedonisë të cilët jetojnë atje. Ai shqiptarëve në Zvicër u tha se as Kosova, as Shqipëria, as Bullgaria nuk janë fajtore për marrëdhëniet etnike në Maqedoni, i vetmi fajtor është vet shteti i Maqedonisë, duke aluduar në qeverinë aktuale, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në shoqëri të kryetarit të Strugës, Ziadin Sela dhe ish politikanit zviceran, Andreas Gros, Zaev ka folur edhe për Marrëveshjen e Ohrit për të cilën tha se duhet të punohet sipas saj përderisa e është hartuar për barazi dhe drejtësi.
Zaev në këtë takim me shqiptarët e përmendi edhe qëllimin e ndryshimit të Kushtetutës së Maqedonisë qëndrim me të cilin u pajtua edhe ish politikani zviceran nesë për qëllim është që të aplikohet dygjuhësia./Telegrafi/