Site icon Telegrafi

Zaev: Shpallja e zgjedhjeve 22 ditë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev pas takimit të liderëve tha se të gjitha mundësitë për të thirrur Kuvendin janë shteruar.

“Sot u bë e qartë se mbetet vetëm shpallja e zgjedhjeve 22 ditë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme. Nëse shpallem 30 dite të tjera të jashtëzakonshme, zgjedhjet do të ishin në 7 korrik. Nëse zgjedhjet mbahen me 14 qershor, 30 dite mbeten qe OSBE-ODHIR t’i dërgohet ftese për monitorim, për KSHZ-ne janë te mjaftueshme për te mbyllur procesin e mbetur te organizimit te tyre”, tha Zaev.

Zaev tha se nuk ka gjë më të rëndësishme sesa shëndeti i qytetarëve.

“Të gjithë jemi pajtuar që do të duhet të jetojmë me coronavirusin, sepse as në botë, as në Evropë, as në Maqedoninë e Veriut nuk mund të thotë dikush kur do të përfundojë coronavirusi”, shtoi Zaev./Telegrafi/

Exit mobile version