Sot koalicioni qeveritar i udhëhequr nga LSDM zgjodhi kandidatin e saj për president të vendit.
Pas takimit të koalicionit qeveritar Zaev tha se u bashkuam për herë të parë maqedonas, shqiptarë, romë turq, serb, boshnjakë.
“Për herë të parë në historinë e Maqedonisë qëndrojmë të gjithë bashkë pas kandidaturës së Stevo Pendarovskit”, tha Zaev.
Ai tha se 31 parti janë përcaktuar për kandidatin e përbashkët Stevo Pendarovski dhe se kjo është diçka e madhe.
Ndërsa kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti tha janë shqyrtuar të gjithë kandidatët por Stevo Pendarovski është ai i cili ka marrë përkrahje më të madhe tek elektorati shqiptar./Telegrafi/