Telegrafi

Zaev: Nuk do të bëj koalicion me parti që kërkojnë federalizimin e Maqedonisë (Video)

Kryetari i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev dje në emisionin ‘Click Plus’ në Tv21, tha se nuk do të bëjë koalicion me asnjë parti politike që kërkon federalizimin e Maqedonisë.

”Mënyra e shpërndarjes së mjeteve financiare do të jetë me ndarje proporcionale për kokë banori. Këtu duhet të sqarojmë një gjë, se dëgjoj politikanë që e përmendin federalizimin e shtetit. Edhe të ketë 50 deputetë ne nuk do të futemi në koalicion me atë parti.” tha mes tjerash Zaev./Telegrafi/

Lexo po ashtu Për federalizimin e Maqedonisë duhen burra