Site icon Telegrafi

Zaev në takim me Miroslav Lajčák, flasin për ndryshimet në OKB

Në kuadër të aktiviteteve të Asamblesë së Përgjithshme të 72-të të Kombeve të Bashkuara në New York, kryeministri Zoran Zaev ka realizuar takim me kryetarin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Miroslav Lajčák .

Në takim është diskutuar për situatën në Ballkanin Perëndimor, por edhe për ndryshimet të cilat përgatiten në OKB, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryeministri Zaev shprehu mbështetje për prioritetet e parapara për mandatin e kryetarit të OKB-së, Miroslav Lajčák, dhe i theksoi multilateralizmit dhe diplomacinë parandaluese si metodat më të mira për zgjidhjen e dallimeve ndërmjet shteteve dhe popujve./Telegrafi/

Exit mobile version