Site icon Telegrafi

Zaev: Në gusht Qeveria e re, do të koalicionojmë me partitë që janë për koncept evropian

“Procesi i negociatave për formimin e Qeverisë së re do të fillojë menjëherë pas festës së Ilindenit. Numrat janë të qartë, LSDM dhe koalicioni ‘Mundemi’ në këto zgjedhje ka siguruar më shumë vende deputetësh dhe e ka mandatin”.

Këtë në një intervistë për A1on, e tha kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, i cili për momentin siç kanë njoftuar nga partia e tij, ndodhet në pushim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për të, Mickoski dhe OBRM-PDUKM nuk janë favorit për formimin e Qeverisë dhe siç tha, ata kanë akoma probleme serioze.

Në lidhje me daljen e ulët të qytetarëve në zgjedhje, Zaev tha se është për tre arsye: frika nga coronavirusi, koha e mbajtjes së zgjedhjeve (në mes të verës) dhe fushata e errët e OBRM-PDUKM-së.

Zaev tha se në gusht do të përfundojë procesi zgjedhor dhe do të vendosen në funksion Kuvendi dhe Qeveria e re, ndërsa siç tha, në vjeshtë do të ketë institucione aktive./Telegrafi/

Exit mobile version