Telegrafi

Zaev: Ndoshta coronavirusi do të na vendos në një lloj tjetër fushate

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev sot pasdite tha se nuk pret shtyrjen e zgjedhjeve për shkak të coronavirusit të, por pret një lloj tjetër fushate.

“Ne kemi ndjekur trendet, të gjithë jemi të obliguar për të dëgjuar autoritetet shtetërore. Kryeministri na bëri thirrje liderëve të partive të mëdha që të na tregoni se çfarë lloj fushate duhet të zhvillojmë në mënyrë që të zbatojmë rekomandimet. Unë nuk shoh asnjë arsye që zgjedhjet të shtyhen. Ndoshta coronavirusi do të na vendosë në një lloj tjetër fushate. Video stream, media elektronike, ne kemi mënyra të ndryshme për të arritur tek qytetarët”, tha Zaev./Telegrafi/