Site icon Telegrafi

Zaev: Mosnënshkrimi i Ligjit për përdorimin e gjuhëve nga Ivanovi paraqet qyqarllëk dhe shkelje të Kushtetutës

Kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar se Ligji për përdorimin e gjuhëve nuk do të ndryshojë asgjë në Maqedoni e as që do ta rënojë të ardhmen e saj të përbashkët.

Ai ka bërë apel që Ligji të vihet në përdorim, të respektohen institucionet, kurse Gjykata Kushtetuese dhe Komisioni i Venedikut të deklarohen për këtë ligj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për vendimin e Ivanovit për të mos e nënshkruar Ligjin, Zaev thotë se bëhet fjalë për një “shkelje flagrante të Kushtetutës, por edhe qyqarllëk”.

Në Forumin për sundimin e ligjit në Evropën Juglindore, Zaev bëri thirrje që t’i jepet mundësi shoqërisë shumëetnike të Maqedonisë./Telegrafi/

Exit mobile version