Kryeministri Zoran Zaev sot përpara gazetarëve deklaroi se do të kishte dëshirë të fliste në lidhje me marrëveshjen mes SASHK-ut dhe Qeverisë për kërkesën e mësimdhënësve për rritjen e pagave, por që kjo pritet të kumtohet nesër nga vetë Ministri i Arsimit pas konsultimeve me Ministrinë e Financave.
“Sado që kam dëshire të jap përgjigje për këtë pyetje rendi është ta kumtoje Ministri nesër pas konsultimeve me Ministrinë e Financave”.
Kryeministri Zoran Zaev, për arratisjen e Gruevskit deklaroi se sot se askush nuk mundet përjetë t’i shmanget drejtësisë, sipas tij herët a vonë gjithsecili që ka shkelur ligjet dhe ka bërë ndonjë vepër penale do të ulet në bankën e të akuzuarve.
“Askush nuk mund t’i shmanget dënimit, përfshi edhe Nikolla Gruevskin”, deklaroi Zoran Zaev.
Në pyetjen se a mund të ketë konsensus për që vendi të ketë vetëm një njësi zgjedhore, Zaev tha se edhe në programin zgjedhor të vitit 2016, ne deklaruam që do të angazhohemi për një njësi zgjedhore dhe akoma kemi këto qëndrime.