Site icon Telegrafi

Zaev: Marrëveshja me Greqinë siguron BE-në dhe NATO-n (Video)

Në konferencën për shtyp mes kryeministrit Zoran Zaev dhe kancelares gjermane Angela Merkel, i pari u drejtua kryeministri Zoran Zaev i cili i uroi mirëseardhjen në Maqedoni dhe duke ju uruar qytetarë pavarësinë e Maqedonisë.

“Kemi nderin që pikërisht në këtë datë, për herë të parë në historinë e marrëdhënieve miqësore mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës Federative të Gjermanisë, t’i dëshiroj mirëseardhje kancelarit gjerman në vizitë në shtetin tonë. Kjo vizitë sot është referencë ndaj të kaluarës për ditën e pavarësisë sonë, por edhe referencë ndaj të ardhmes së afërt që na fton e gjithë bota demokratike, dhe kjo është anëtarësimi i Maqedonisë në BE dhe NATO”, tha Zoran Zaevi.

Ai shtoi se është i falënderues dhe i lumtur që Maqedonia ka bashkëpunëtorë që ndan të njëjtat vlera, dhe që shteti i Gjermanisë është përkrahësi më i madh që të jemi pjesë e, siç tha ai, familjet më të mëdha dhe më të fuqishme, në aleancën NATO dhe BE-në, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Përkrahja që e marrim nga Gjermania është e madhe dhe miqësore, ky gjest i kancerlares Merkel është inspirues për ne dhe nda ndihmon që të ndërtojmë shoqëri prosperitive që bazohet në vlerat evropiane. Kjo vizitë është mesazh i fuqishëm dhe nxitje për ne, për referendumin e ku qytetarët e vendit tonë do të zgjedhin të ardhmen”, tha Zaevi duke shtuar se kjo vizitë është edhe një dëshmi se fuqitë e mëdha përkrahin zbatimin e marrëveshjes me Greqinë për të dyja palët, dhe se kjo marrëveshje garanton të ardhmen e Maqedonisë dhe vendin e Maqedonisë në NATO dhe BE./Telegrafi/

 

 

Exit mobile version