Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, i shoqëruar nga anëtari Këshillit drejtues i LSDM-së, Bllagoj Boçvarski, në mëngjes është takuar me ambasadorin e Hollandës në Maqedoni, Wouter Plomp, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Temë bisedimesh ka qenë kriza aktuale politike në Maqedoni, vendimi i njëanshëm i qeverisë për mbajtjen e zgjedhjeve më 5 qershor dhe vendimi absurd i kryetarit Gjorge Ivanov për abolimin e autoriteve kriminele të pushtetit, theksoi LSDM.
‘LSDM nuk do të merr pjesë në zgjedhje të parregullta më 5 qershor, dhe as që do t’i lejojë ato. Në Maqedoni janë të mundshme vetëm zgjedhjet e rregullta, me pastrimin e Listës zgjedhore dhe reformave në media’, tha kryetari Zaev.
Vendimi për abolim të kriminelëve të pushtetit nga Gjorge Ivanov është vlerësuar si ndërhyrje në rendin ligjor të nivel të grusht shtetit, për shkak se duhet të tërhiqet, dhe Ivanov duhet të jetë në funksion si president shteti. /Telegrafi/