Pas deputetit OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, akuzoi se do ta burgosin atë para referendumit, Kryeministri Zoran Zaev televizionin “TV 21” tha se nëse ka ndonjë person i cili ushtron presion mbi gjyqësorin, opozita duhet ta zbulojë atë.
“Unë e di që të gjitha proceset zhvillohen në mënyrë transparente, pavarësisht se për kë bëhet fjalë dhe një herë konfirmoj pavarësinë e gjyqësorit. Askush nuk ka të drejtë të paragjykojë vendimet, të bëjë presion mbi gjyqtarët dhe rastësisht. Unë vetëm theksoj le të thotë se kush është ai, nëse do të marr menjëherë masa për sanksione”, tha Zaev.
Përndryshe më herët ish-kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski pas përfundimit të seancës gjyqësore për rastin “Trajektorja” në të cilin ai është i akuzuar, në konferencë për shtyp tha se posedon informacione që gjykatësit në Gjykatën Penale, për shkak të presioneve politike kanë vendosur ta dënojnë në lëndët në të cilat ai është i akuzuar nga Prokuroria Speciale. /Telegrafi/