Kryeministri Zorna Zaev sot u takua me ambasadorin e sapoemëruar të Holandës, Dirk Jan Kop ku diskutuan edhe për PSP-në.
“Është e nevojshme të sigurohen garanci për rastet e hapura nga PSP, pasi ne duhet të jemi përgjegjës para qytetarëve dhe shtetit. Gjyqësori tashmë është duke ndërmarrë hapa për të treguar se sistemi po funksionon në mënyrë profesionale dhe të pavarur. Ligji për Prokurorinë Publik nuk është detyrueshme ndaj BE-së, por është një argument i mirë para Këshillit të BE-së në tetor që si shtet ne jemi të gatshëm të zhvillojmë kapacitetet e institucioneve në një mënyrë evropiane”, tha kryeministri Zaev në takimin me ambasadorin e sapoemëruar holandez, Dirk Jan Kop.
Zaev theksoi se në këtë frymë ai vazhdon bisedimet me opozitën dhe beson se marrëveshja është e mundur kurdo që të ketë një vullnet për një zgjidhje.
Në takim, siç njoftojnë nga shërbimi për shtyp i Qeverisë, u shpreh mbështetja për politikat e dialogut të hapur dhe u vlerësua që shteti po punon në planin e institucioneve funksionale./Telegrafi/
Në këtë kontekst, Zaev theksoi se Republika e Maqedonisë Veriore është një shtet me një Parlament funksional, i cili ka arritur një konsensus për reformat kryesore që duhet të sjellin përfitime për qytetarët në integrim dhe terma ekonomik dhe se Qeveria është e angazhuar për dialog efektiv me opozitën.