Site icon Telegrafi

Zaev me komikët rusë ka folur edhe për çështjen e Kosovës, thotë se prapa shkëmbimit të territoreve qëndron Rusia

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, është bërë pjesë e talljeve të komikëve rusë Vlladimir Kuzencov (Vovan) dhe Aleksej Stollarov (Leksus), me të cilët ka folur për çështje të ndryshme ndërkombëtare dhe vendore.

Në bisedën e publikuar nga komikët rusë, të cilët Zaevit i janë prezantuar si ish-presidenti ukrainas Petro Poroshenko dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, Zaev ka folur edhe për çështjen e Kosovës dhe Serbisë.

Ai thotë se prapa idesë së këmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë qëndron Rusia, ndërsa thotë se ai është kundër kësaj ideje, pasi nuk ka praktikë ndërkombëtare të ndryshimit të territoreve, njofton Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Komikët rusë tallen me Zaevin mbi 50 minuta, i prezantohen si Poroshenko dhe Stoltenberg

“Kam folur një orë me kryeministrin e Kosovës dhe ata kanë probleme jo vetëm me ushtrinë, por edhe me njohjen e Kosovës. Serbia ka qëllime të ndryshojë territorin, dëshiron të merr një pjesë nga Kosova dhe t’i jep një pjesë tjetër. Mendoj se Rusia qëndron prapa, pasi ata dëshirojnë të tregojnë praktikë ndërkombëtare dhe argumente për problemin me Ukrainën dhe zonën e Kaukazit. Kjo është shumë e keqe, ne jemi kundër kësaj, pasi nuk ka praktikë ndërkombëtare për ndryshim të territorëve. Tani Kosova ka probleme dhe unë po mundohem të ndihmoj në këto momente”, thotë Zaev duke folur për çështjen e Kosovës.

Pas bisedës komiku rus thotë se dëshiron të flas me kryeministrin e Kosovës dhe i kërkon Zaevit që t’i jep numrin për kontakt, ndërsa Zaev i thotë se numrin e Haradinajt do t’ia dërgojë përmes aplikacionit “whatsapp”.

Përditësuar: 12:40
Zaevi për këtë bisedë thotë se është kundër ndryshimit të kufijve në rajon. “Kam thënë se jam kundër ndryshimit të kufijve dhe se jam i gatshëm që edhe të ndihmoj nëse duhet në këtë kontest”, tha Zaev në konferencën arsyetuese, duke shtuar se ka rënë pre e mashtrimeve./Telegrafi/

Lexo po ashtu Zaev për bisedat telefonike: Jam viktimë e sinqeritetit tim, kjo strukturë ka synim vendet me aspirata euroatlantike

https://youtu.be/h4NMVZiaFv8?t=2280

Exit mobile version