Site icon Telegrafi

Zaev: Jemi të gatshëm që të japim të gjithë ndihmën e nevojshëm për Shqipërinë

Pas tërmetit që dridhi Shqipërinë, ka reaguar edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev duke thënë se jemi të gatshëm që të japim të gjithë ndihmën e nevojshëm për t’i dalë në ndihmë vendit fqinjë.

“Ne po shohim me ankth lajmet për një tërmet të madh në Shqipëri, Durrës dhe afër Tiranës. Forca e tërmetit, të cilën ne e ndiejmë, na ka drejtuar mendjen te fqinjët tanë. Ne sinqerisht e ndajmë dhimbjen me të afërmit e viktimave dhe shpresojmë për një shërim të shpejtë nga pasojat për të lënduarit”, shkruan Zaev në profilin e tij në Facebook.

Lexo po ashtu E gjitha ajo që po ndodh në Shqipëri pas tërmeteve të fuqishme në Durrës: Raportohet për viktima, të lënduar dhe dëme materiale

Ai shkruan se, që nga mëngjesi jemi në komunikim me institucionet e Shqipërisë dhe jemi të gatshëm që të japim ndihmën e nevojshme./Telegrafi/

Exit mobile version